Klubet ia shohin ‘hajërin’ kompanisë së re që do t’i transmetojë ndeshjet e Superligës, ja sa do të fitojnë

Pas më shumë se një dekade, Superliga e Kosovës nuk do të transmetohet në kanalet e “Super Sport Kosovës”. FFK përmes një njoftimi zyrtar ka treguar se cila kompani ka fituar të drejtat televizive të Superligës për sezonin e ri. Në këtë njoftim është treguar se të drejtat i ka fituar kompania “Art Motion & […]
Pas më shumë se një dekade, Superliga e Kosovës nuk do të transmetohet në kanalet e “Super Sport Kosovës”.
FFK përmes një njoftimi zyrtar ka treguar se cila kompani ka fituar të drejtat televizive të Superligës për sezonin e ri.
Në këtë njoftim është treguar se të drejtat i ka fituar kompania “Art Motion & Klan Kosova”.
Me këtë rast, sipas burimeve të Periskopit, klubet do të përfitojnë shumë më shumë me transmetuesin e ri.
Sipas të njëjtave burime, me këtë marrëveshje, klubet e Superligës do të përfitojnë 38 mijë në vit, për dallim nga marrëveshja paraprake me Digitalb, nga e cila përfitonin shumë më pak, përkatësisht 22, 500 në vit.












