Kjo është shuma që do të përfitojnë klubet shqiptare nga transferimi 20 milionësh i Muriqit te Lazio

Bomberi i Kosovës, Vedat Muriqi ka hedhur një hap galopant në karrierë, duke u transferuar te Lacio në Serinë A për shifrën 20 milionë euro. 26-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin italian, teksa pritet të përfitojë afro 2 milionë euro në sezon. Nga ky transferim i bujshëm, përfitojnë edhe 2 klubet shqiptare, Teuta […]
26-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin italian, teksa pritet të përfitojë afro 2 milionë euro në sezon.

Nga ky transferim i bujshëm, përfitojnë edhe 2 klubet shqiptare, Teuta dhe Besa e Kavajës, për të drejtën e formimit të lojtarit deri në moshën 23-vjeç. Kujtojmë që Muriqi është aktivizuar me 2 klubet shqiptare në sezonin 2013-2014.

“Panorama Sport” mëson se Teuta përfiton plot 270 mijë euro nga shitja e Muriqit, ndërkohë që 90 mije euro do të përfitojë Besa e Kavajës.













