KF Liria e Prizrenit i kërkon para Lazios pas transferimit të Muriqit

Klubi futbollistik ‘Liria’ i ka dërguar sot një letër zyrtare klubit të Lazios, duke e informuar rreth asaj se cili ishte klubi i parë dhe formues i Vedat Muriqit. Gjatë ditës së djeshme, Vedat Muriqi edhe zyrtarisht iu bashkua Lazios, me klubin italian që i pagoi 17.5 milionë euro (pa përfshirë bonuset) Fenerbahces. Megjithatë, së […]

Gjatë ditës së djeshme, Vedat Muriqi edhe zyrtarisht iu bashkua Lazios, me klubin italian që i pagoi 17.5 milionë euro (pa përfshirë bonuset) Fenerbahces.

Megjithatë, së fundmi është shfaqur një tjetër problem. Sipas rregullave nga FIFA, 5% nga shuma e transferimit i takon klubit të parë të lojtarit, në këtë rast Lirisë, mirëpo këto para përsëri u raportua se do t’i shkojnë klubeve nga Shqipëria, Teutës dhe Besës, aty ku Muriqi kishte luajtur pas Lirisë.

26 vjeçari është futbollist që hapat e parë ka marrë te klubi prizrenas, KF Liria, aty ku kishte kaluar shtatë vite (2006/13). Kosova nuk ishte e pranuar në FIFA dhe UEFA dhe kësioj klubet kosovare nuk gëzonin të drejtat e 5% të shumës, por KF Liria do i kërkoj tani.

Klubi prizrenas i ka nisur një letër zyrtare klubit të Lazios, duke i bashkangjitur edhe provat si: Kontratën profesionale të Muriqit me klubin, pasaportën e lojtarit të lëshura nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe letër konfirmimin nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Nga Liria, Vedat Muriqi kishte kaluar te Teuta e Durrësit, teksa më vonë kishte luajtur edhe për Besën e Kavajës

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova