Kështu duket tabela e Superligës pas xhiros së parë në sezonin e ri

Elita e futbollit kosovar të premten e 18 shatorit e ka nisur sezonin e ri 2020/2021. Sfida hapëse e këtij edicioni ishte ajo mes Trepçës ’89 dhe Arbërisë, e zhvilluar në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, ku Arbëria shënoi fitoren me rezultat 2-0, duke debutuar kështu me fitore në Superligë. Të shtunën fitore shënuan Prishtina […]
Elita e futbollit kosovar të premten e 18 shatorit e ka nisur sezonin e ri 2020/2021.
Sfida hapëse e këtij edicioni ishte ajo mes Trepçës ’89 dhe Arbërisë, e zhvilluar në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, ku Arbëria shënoi fitoren me rezultat 2-0, duke debutuar kështu me fitore në Superligë.
Të shtunën fitore shënuan Prishtina si vendase ndaj Drenicës me rezultat 3-0 dhe Ballkani si mysafir i Besës së Pejës me rezultat 4-1.
Sot, Feronikeli si vendas triumfoj ndaj Gjilanit me rezultat 4-0, ndërsa dueli mes Llapi dhe Dritës është shtyrë për shkak të ndeshjeve evropiane që kanë gjilanasit.
Pas javës së parë renditjes i prinë Feronikeli me tri pikë, aq sa kanë dhe Ballkani, Prishtina e Arbëria, ndërsa Drita, Llapi, Trepça ’89, Drenica, Besa e Gjilani nuk kanë grumbulluar asnjë pikë.
Më poshtë keni tabelën e Superligës së Kosovës në mënyrë grafike.













