Katër vite nga ndeshja historike e Kosovës ndaj Finlandës

Katër vite nga ndeshja historike e Kosovës ndaj Finlandës

Si sot, katër vite më parë, Kombëtarja e Kosovës do ta luante ndeshjen e parë të karakterit garues, ku u përballën me Finlandën në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për kualifikueset e ‘Rusia 2018’ 5 shtatori i vitit 2016 do të jetë gjithmonë një ditë e veçantë për Kombëtaren e Kosovës në futboll. Ajo […]

Si sot, katër vite më parë, Kombëtarja e Kosovës do ta luante ndeshjen e parë të karakterit garues, ku u përballën me Finlandën në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për kualifikueset e ‘Rusia 2018’

5 shtatori i vitit 2016 do të jetë gjithmonë një ditë e veçantë për Kombëtaren e Kosovës në futboll.

Ajo ditë nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi kishte shumë vështirësi dhe ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki në një rrëfim për Reporterin ka treguar shumë gjëra interesante.

Kosova kishte udhëtuar në Finalndë, por deri në ditën e ndeshjes nuk dihej se me cilët lojtarë ka drejtë që të paraqitet në fushë.

“Në ora 13:00 unë kam qenë duke pritur se çfarë po thotë UEFA për lojtarët. Unë kam qenë duke qëndruar në dhomë të hotelit me Tord Gripin edhe kam dëgjuar duke ardhur Bajram Shalën, i cili ka trokit në derë dhe ka bërtitur më gëzim. Ai tha se UEFA sapo kishte dhënë dritën e gjelbër për futbollistët. Aty kishte lot gëzmi,” fillon Bunjaki rrëfimin për Reporterin.

“Deri në atë moment nuk kam pas kohë për emocione, ne 4 orë e gjysmë para lojës nuk kemi bërë asgjë, as nuk kemi analizu asgjë, sepse nuk e dinim se me cilët lojtarë kemi drejt me u paraqit në fushë.

Bunjaki tutje tregon se kur filluan emocionet për të dhe skuadrën.

“Pjesa emocionale ka qenë kur nisemi me autobus nga hoteli për në stadium, aty e dimë se të gjithë jemi të gatshëm dhe nisemi. Ky ka qenë momenti më emocionues dhe unë në autobus gjithmonë dëgjoja këngën ‘Mirë se erdhe moj Pavarësi’.

Kosova kishte arritur pikë historike qysh në ndeshjen e parë ku barazoi 1-1 me Finlandën. Golin për ‘Dardanët’ e kishte shënuar Valon Berisha nga penaltia.

“Kur e kemi barazuar rezultatin në 1-1, kemi qenë shumë më të mirë, kemi pasur shanse dhe ka qenë e papërshkrueshme ndjenja pas lojës pasi fituam pikën e parë historike.

Bunjaki pas ndeshjes kur kishte shkuar në konferencë për shtyp ia bëri një fotografi gazetarëve të pranishëm dhe paralajmëroi se do ta shkruante një libër për Kombëtaren e Kosovës.

“Në konferencë për shtyp i fotografoj gazetarët dhe iu them atyre se nga këtu fillon historia dhe se do ta shënoj një libër,” përfundoi ish-selektori i Kosovës.

Ndryshe, Bunjaki është duke punuar vazhdimisht rreth librit rreth Kombëtares së Kosovës ku do të ketë shumë histori interesante dhe të padëgjuara më parë.

Të ngjashme
Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin