Juventusi transferon super talentin shqiptar të Baselit

Albian Hajdari është futbollisti i radhës që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare Hajdari deri më tani ka qenë pjesë e klubit të madh zviceran, Basel. Megjithatë, 17-vjeçari gjatë ditës së sotme ka nënshkruar me gjigantin italian, Juventus. Baseli ka bërë me dije se marrëveshja me kampionin e Italisë është arritur tashmë. Por, klubi helvetik njofton […]
Albian Hajdari është futbollisti i radhës që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare
Hajdari deri më tani ka qenë pjesë e klubit të madh zviceran, Basel.
Megjithatë, 17-vjeçari gjatë ditës së sotme ka nënshkruar me gjigantin italian, Juventus.
Baseli ka bërë me dije se marrëveshja me kampionin e Italisë është arritur tashmë.
Por, klubi helvetik njofton se Hajdari do të mbetet në Basel edhe dy vite në formë huazimi.
Ndryshe, qendërmbrojtësi shqiptar në nivel ndërkombëtar përfaqëson Zvicrën U17.












