Jurgen Klopp urdhëroi bankën e tij që të mos e duartrokiste kartonin e kuq të Christensenit

Andreas Christensen ishte shumë i pafat teksa u ndëshkua me të kuq direkt sot kundër Liverpoolit. Mbrojtësi i Chelseat u përjashtua pasi ndërhyri nga prapa si lojtar i fundit në Sadio Manen, derisa senegalezi po vraponte drejt portës së Kepas, transmeton Periskopi. Gjyqtari fillimisht nxori të verdhin, por pasi u konsultua me VAR, vendosi që […]
Mbrojtësi i Chelseat u përjashtua pasi ndërhyri nga prapa si lojtar i fundit në Sadio Manen, derisa senegalezi po vraponte drejt portës së Kepas, transmeton Periskopi.
Gjyqtari fillimisht nxori të verdhin, por pasi u konsultua me VAR, vendosi që ta përjashtonte krejtësisht danezin.
Sidoqoftë, Jurgen Klopp qartazi nuk ishte i lumtur me bankën e tij që e pritën me ngazëllim kartonin e kuq.
Gazetarët, Julien Laurens dhe Miguel Delaney raportuan se tekniku i ‘Të Kuqve’ u përgjigj duke u thënë se ata kurrë nuk duhet të duartrokasin një karton të kuq.
Sipas Laurens, Klopp tha: ‘A jeni cmendur? Ne kurrë, kurrë nuk e bëjmë këtë, në rregull?’
Klas se jo mahi. /Periskopi.com/












