Ja kur do të zhvillohet xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës në futboll

Kampionati elitar i futbollit në vend ka hapur siparin për edicionin 2020/21, teksa Trepça ’89 dhe Arbëria i’a kanë bërë sefte. Megjithëse vetëm disa orë para fillimit të takimit është zyrtarizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës se ndeshja do të zhvillohej, tashmë klubet e kanë mësuar edhe orarin për xhiron e dytë. Siç mëson […]
Kampionati elitar i futbollit në vend ka hapur siparin për edicionin 2020/21, teksa Trepça ’89 dhe Arbëria i’a kanë bërë sefte.
Megjithëse vetëm disa orë para fillimit të takimit është zyrtarizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës se ndeshja do të zhvillohej, tashmë klubet e kanë mësuar edhe orarin për xhiron e dytë.
Siç mëson Gazeta “Sheshi” ndeshjet e kësaj xhiro do të zhvillohen në mesjavë, ndërkohë që dueli ndërmjet Dritës dhe Trepçës ’89 është shtyrë me kërkesë e klubit gjilanas për shkak të impenjimeve në kupat evropiane.
Dita dhe ora e ndeshjeve do të bëhen të ditura më vonë, ndërkohë që tashmë është e sigurt që këto ndeshje do të zhvillohen në mesjavë.
Nga këto përballje veçohen takimet ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit, si dhe Llapit ndaj Gjilanit.
Java e dytë:
Ballkani – Feronikeli
Llapi – Gjilani
Drenica – Besa
Arbëria – Prishtina
Drita – Trepça ’89 (është shtyrë).












