Italia barazon me Bosnjën, Holanda mposht Poloninë dhe merr kreun

Holanda është lidere e grupit 1 në ligën a të Ligës së Kombeve. Kombëtarja e Holandës ka shënuar fitore minimale kundër Polonisë, duke i shkuar në favor edhe barazimi i Italisë. Golin e vetëm në përballjen Holandë – Poloni e shënoi Steven Bergwijn, atëherë kur luhej minuta e 61’ e takimit. Ky gol i siguroi […]
Holanda është lidere e grupit 1 në ligën a të Ligës së Kombeve.
Kombëtarja e Holandës ka shënuar fitore minimale kundër Polonisë, duke i shkuar në favor edhe barazimi i Italisë.
Golin e vetëm në përballjen Holandë – Poloni e shënoi Steven Bergwijn, atëherë kur luhej minuta e 61’ e takimit.
Ky gol i siguroi Holandës tri pikët.
Ndeshje interesante u luajt edhe në Itali, mes ‘Azzuri’ dhe Bosnje dhe Hercegovinës, ku rezultati final ishte 1:1.
Dzeko kaloi mysafirët në epërsi me golin e shënuar në minutën e 57’, por Stefano Sensi riktheu balancin në minutën e 67’ për rezultatin final 1:1.
Kështu, Holanda është lidere e grupit 1 në ligën A, kurse Italia dhe Bosnja numërojnë nga një pikë mbi Poloninë që mbetet pa pikë












