Ish-trajneri i Shqipërisë e nis me humbje aventurën te Azerbejxhani

Gianni De Biasi e nis keq përvojën në krye të Azerbejxhanit, pasi skuadra e drejtuar nga ish-trajneri i Shqipërisë u mposht 1-2 nga Luksemburgu. Vendësit mbetën me një lojtar më pak në fushë që në minutën e 26-të, pasi Mahir Emreli u ndëshkua me të kuq. Gjithsesi, Azerbejxhani e mbylli pjesën e parë në epërsi, […]
Vendësit mbetën me një lojtar më pak në fushë që në minutën e 26-të, pasi Mahir Emreli u ndëshkua me të kuq. Gjithsesi, Azerbejxhani e mbylli pjesën e parë në epërsi, me golin e shënuar nga Sheydaev.
Në pjesën e dytë gjithçka shkoi ters për vendësit, që fillimisht shënuan autogol me Krivotsyuk, ndërsa golin e fitores për miqtë nga Luksemburgu e realizoi Rodrigues në të 73-ën.












