Ia panë ‘sherrin’ Ibizës – zbulohen emrat e lojtarëve të PSG-së që rezultuan pozitiv me koronavirus, ndër ta edhe Neymar e Icardi

Klubi parisien, PSG, sot ka konfirmuar tri raste pozitive me koronavirus brenda ekipit, dhe ata që rezultuan pozitiv ishin; Angel Di Maria dhe Leo Paredez, të cilët aktualisht janë të izoluar, transmeton Periskopi. Të dy lojtarët kishin shkuar me pushime në ishullin spanjoll Ibiza, pas humbjes së PSG-së ndaj Bayern Munchen në finalen e UEFA […]
Klubi parisien, PSG, sot ka konfirmuar tri raste pozitive me koronavirus brenda ekipit, dhe ata që rezultuan pozitiv ishin; Angel Di Maria dhe Leo Paredez, të cilët aktualisht janë të izoluar, transmeton Periskopi.
Të dy lojtarët kishin shkuar me pushime në ishullin spanjoll Ibiza, pas humbjes së PSG-së ndaj Bayern Munchen në finalen e UEFA Champions League. Ndërsa, sot klubi konfirmoi se tre lojtarë kishin rezultuar pozitiv, ku sipas L’Equipe edhe Neymar është njëri prej tyre.
Problemi është se lojtarët që dolën pozitivë nuk udhëtuan vetëm. Di Maria, Leo Paredes dhe Neymar ishin gjithashtu duke pushuar me shokët e tyre të skuadrës Ander Herrera, Mauro Icardi dhe Keylor Navas.
Aktualisht klubi po pret të marrë testet nga të gjithë lojtarët që udhëtuan në Spanjë përpara fillimit të sezonit të ri.
PSG mund të kërkojë të shtyjë ndeshjen e saj kundër Lens të planifikuar për 10 shtator nëse konfirmohen më shumë raste. /Periskopi












