I shumëkërkuari Leon Dajaku, katër klube evropiane pas tij

Sheffield United është një nga katër klubet që kanë shprehur interes për të marrë të riun shqiptar të Bayern Munich, Leon Dajaku Sipas Goal.com dhe SPOX, 19-vjeçari kërkon të largohet nga “Allianz Arena” në edicionin 2020-21 për të gjetur një klub që i mundësohet që të luajë më shumë. Dajaku ka kontratë me Bayernin deri […]
Sipas Goal.com dhe SPOX, 19-vjeçari kërkon të largohet nga “Allianz Arena” në edicionin 2020-21 për të gjetur një klub që i mundësohet që të luajë më shumë.
Dajaku ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023, por nuk është pjesë e rregullt e skuadrës së parë
Por në anën tjetër ka klube të interesuar që ta kenë lojtarin në ekipet e tyre.
Klubi i Ligës Premier kanë shprehur interesim për Dajakun, duke iu bashkuar klubit nga Championship, Swansea, që po ashtu kanë interesim.
Klubet tjera që e pëlqejnë mesfushorin janë edhe Sassuolo dhe Torino, pasi besojnë se lojtari i talentuar mund të luajë pa problem në Serie A.

Lista nuk mbyllet me kaq, pasi më parë interesim kishin shfaqur edhe St. Gallen dhe FC Utrecht.
Dajaku është i bindur se është gati për të luajtur në një ekip të parë. Ai nën drejtimin e Hansi Flick ka luajtur në dy ndeshje të Bundesligës si zëvendësues.
Dajaku kishte kaluar nga Stuttgarti për 1.5 milion euro në vitin 2019.












