Higuain zyrtarizohet në MLS

Higuain zyrtarizohet në MLS

Gonzalo Higuain zbarkon në MLS. Pas zyrtarizimit të largimit nga Juventusi, klubi i David Beckham njoftoi, me një video të publikuar në Twitter dhe një shënim në faqen e internetit, nënshkrimin me qendërsulmuesin argjentinas. “Ne jemi të kënaqur të shpallim marrëveshjen me Gonzalo, një sulmues me përvojë dhe i suksesshëm, i cili është dalluar në ekipet […]

Gonzalo Higuain zbarkon në MLS. Pas zyrtarizimit të largimit nga Juventusi, klubi i David Beckham njoftoi, me një video të publikuar në Twitter dhe një shënim në faqen e internetit, nënshkrimin me qendërsulmuesin argjentinas. “Ne jemi të kënaqur të shpallim marrëveshjen me Gonzalo, një sulmues me përvojë dhe i suksesshëm, i cili është dalluar në ekipet më të mira dhe në ligat më të forta në botë”, – tha Paul McDonough, drejtori sportiv i klubit amerikan. –  Pronarët gjithmonë kanë thënë se qëllimi ynë nuk është vetëm të sjellim lojtarë elitarë, por edhe njerëz të mirë, që ndajnë ambicie dhe aspirata për të bërë historinë e futbollit të Amerikës së Veriut. Ne kemi besim se i kemi gjetur të gjitha këto cilësi te Gonzalo”.

Mësohet se Gonzalo Higuain do të veshë fanellën me numrin 9. “Unë dua të falënderoj Inter Miami për përpjekjen financiare. Mendoj se do të jetë një përvojë e mrekullueshme për jetën time. Kjo është ajo që po kërkoja. Një ligë e re, një qytet i bukur. Jam vërtet i lumtur që jam këtu, – u shpreh “Pipita”. – Do të përpiqem të sjell këtu gjithë përvojën e fituar në Europë dhe ta ndihmoj ekipin të rritet. Ndihem mirë, ndihem i plotë si lojtar. Jam i motivuar. Unë e kam potencialin e duhur për të qenë i suksesshëm. Ky është një ekip në ndërtim, por tashmë ekziston një bazë e mirë për arritjen e qëllimeve të rëndësishme”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova