Hellas Verona me dedikim emocionues për Kumbullën

Hellas Verona me dedikim emocionues për Kumbullën

Marash Kumbulla është prezantuar te Roma dhe ka gjasa të debutojë me skuadrën e re kundër së shkuarës së vet të afërt, Hellas Verona, në startin e Serie A. Një lëvizje e madhe e 20-vjeçarit shkodran, që bëhet edhe transferimi më i shtrenjtë shqiptar në historinë e futbollit. Emocionuese ka qenë edhe përshëndetja që i […]

Marash Kumbulla është prezantuar te Roma dhe ka gjasa të debutojë me skuadrën e re kundër së shkuarës së vet të afërt, Hellas Verona, në startin e Serie A.

Një lëvizje e madhe e 20-vjeçarit shkodran, që bëhet edhe transferimi më i shtrenjtë shqiptar në historinë e futbollit.

Emocionuese ka qenë edhe përshëndetja që i ka bërë klubi i deridjeshëm, ku shkoi 8 vjeç, fëmijë i panjohur i një muratori shqiptar, që kishte shkuar në Itali me gomone, duke rrezikuar jetën, dhe u largua dje si “mister 30 milionëshi”.

“Nga fëmijë, në burrë. Nga një lojtar me pritshmëri, në kampion. Fat të mbarë Marash! Do të jesh gjithmonë pjesë e familjes sonë”, – shkroi klubi i Verona në faqen e vet zyrtare.

Ndërkohë, gjatë prezantimit si lojtar verdhekuq, mbrojtësi i kombëtares kuqezi nënvizoi:

“Kam një emocion të madh. Jam takuar me shokët e ekipit dhe më kanë mirëpritur. Të gjithë e kanë bërë këtë, që nga tifozët deri te klubi. Menjëherë po përshtatem në mënyrën e duhur dhe shpresoj të shkojë mire gjithçka Çfarë më bindi që të vija këtu? Klubi, trajneri, stafi, vlerat e ekipit dhe ngrohtësia e tifozëve. Të gjitha këto më bënë që të vija te Roma. Fola me trajnerin Paulo Fonseca, që kishte vlerësim shumë të mirë për mua. Menjëherë më shpjegoi sesi duhet të luaja dhe do të mësojë më mire. Kombëtarja e Shqipërisë më ka ftuar sërish, shpresoj që të vazhdojë kështu dhe të realizoj objektiva të rëndësishme edhe atje. Falënderoj tifozët e Romës për mikpritjen që më ofruan. Do të bëj më të mirën për të fituar dhe gëzuar me ta”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova