Helenët zënë ‘të dehur’ Dardanët në pjesë të parë: Epërsi minimale dhe lojë më e mirë

Grekët duket se i kanë zënë “të dehur” kosovarët pasi arritën të shënonin një gol që iu mjaftoi ta mbyllnin pjesën e parë me rezultat 0-1 në Fadil Vokrri. Ashtu siç kishin futur ‘kalin e Trojës’ për t’i mposhtur Trojanët, duket se ‘helenët’ kësaj here futën panikun mes ‘dardanëve’ për t’i shënuar gol qysh në […]
Ashtu siç kishin futur ‘kalin e Trojës’ për t’i mposhtur Trojanët, duket se ‘helenët’ kësaj here futën panikun mes ‘dardanëve’ për t’i shënuar gol qysh në sekondat e parë të ndeshjes.
Ishte Dimitrios Kolouris ai që realizoi gol në minutën e dytë pas pasimit të Kolouris dhe pritjes së dobët nga portieri Samir Ujkani.
Kosova nuk bëri shumë gjatë ndeshjes duke qenë krejtësisht e çakorduar mes tri reparteve, shkruan Periskopi.
Lojtari më i mirë i Kosovës mund të konsiderohet qendërmbrojtësi i ri i Napolit, Amir Rrahmani që me prezencën e tij po siguron pjesën tjetër të ekipit.
Zeneli kishte një rast të mirë në minutën e 11 por nuk ia doli të shënonte përballë portierit Barkas. Po nga ky lojtar kanë ardhur shqetësimet më të mëdha për kombëtaren e Kosovës.
Sidoqoftë, marrë në përgjithësi Greqia ishte më e mirë dhe më e rrezikshme gjatë ndeshjes. /Periskopi












