Hadërgjonaj për skuadrën e tij të re: Shpresoj të finalizohet gjithçka javën tjetër

Florent Hadërgjonaj mund të jetë afër transferimit në Greqi te skuadra e Olympiacos. Duke folur për Super Sport pas humbjes 1-2 të Kosovës nga Greqia në ‘Fadil Vokrri’, mbrojtësi i Kosovës u pyet edhe për interesimin e Olympiacos. Ai dha sinjale se e ardhmja e tij do të zgjidhjet brenda pak ditëve. “Jemi në bisedime […]
Florent Hadërgjonaj mund të jetë afër transferimit në Greqi te skuadra e Olympiacos.
Duke folur për Super Sport pas humbjes 1-2 të Kosovës nga Greqia në ‘Fadil Vokrri’, mbrojtësi i Kosovës u pyet edhe për interesimin e Olympiacos.
Ai dha sinjale se e ardhmja e tij do të zgjidhjet brenda pak ditëve.
“Jemi në bisedime me disa klube, shpresoj që të kryhet sa më shpejt dhe të punoj që të jem gati për muajin e ardhshëm, të jem i gatshëm kundër Maqedonisë”.
“Shpresoj javën tjetër të kryhet gjithçka”, përfundoi ai.
Hadërgjonaj është pa skuadër pasi kontrata me Huddersfield i skadoi këtë vit. Mbrojtësi i djathtë kaloi një vit huazim në Turqi me Kasimpasën.












