Greqia e mposht dhe dominon Kosovën në Prishtinë

Kombëtarja e Greqisë e ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kombeve pasi fitoi 2-1 ndaj Kosovës në Fadil Vokrri të Prishtinës. Megjithëse rezultati ishte i ngushtë, vetëm 2-1, Greqia ishte dominuese e plotë e takimit duke kufizuar krejtësisht hapësirat e lojtarëve tanë. Ishte Greqia që shënoi me anë të […]
Megjithëse rezultati ishte i ngushtë, vetëm 2-1, Greqia ishte dominuese e plotë e takimit duke kufizuar krejtësisht hapësirat e lojtarëve tanë.
Ishte Greqia që shënoi me anë të Dimitrios Limniosit në minutën e dytë të ndeshjes.
Ata shënuan herën e dytë në fillim të pjesës së dytë me anë të Dimitris Siovas, raporton Periskopi.
Por, Kosova nuk arriti që as të krijonte hapësira dhe aksione të rrjedhshme duke humbur vazhdimisht topa dhe duke qenë të paide gjatë kësaj ndeshjeje.
Sidoqoftë, për të shpëtuar deri diku nderin e ekipit u përkujdes Bernard Berisha që ia doli të shënonte pas gabimit të rëndë të portierit Vasilis Barkas.
Te Kosova lojtari më i dalluar ishte Amir Rahmani i mbrojtjes. /Periskopi












