Futbolli po i kthehet normalitetit, Juventusi gati t’i hapë dyert e stadiumit

Futbolli po i kthehet normalitetit, Juventusi gati t’i hapë dyert e stadiumit

Shifrat e pandemisë Covid-19 vijojnë të jenë shqetësuese, por bota po fillon të bashkëjetojë me koronavirusin dhe nga dita në ditë po i rikthehet normalitetit. Kështu po ndodh edhe me futbollin, pasi në muajin qershor topi filloi të lëvizë anembanë botës, ndërsa plani i radhës është edhe rikthimi i tifozëve në shkallët e stadiumit, për të mbushur zbrazëtinë e […]

Shifrat e pandemisë Covid-19 vijojnë të jenë shqetësuese, por bota po fillon të bashkëjetojë me koronavirusin dhe nga dita në ditë po i rikthehet normalitetit.

Kështu po ndodh edhe me futbollin, pasi në muajin qershor topi filloi të lëvizë anembanë botës, ndërsa plani i radhës është edhe rikthimi i tifozëve në shkallët e stadiumit, për të mbushur zbrazëtinë e krijuar nga koronavirusi.

Kështu në ditën e shortit të sezonit të ri të Serisë A, drejtuesi i rajonit të Piemontes, Alberto Cirio ka deklaruar se ka dhënë miratimin që Juventusi të mund të luajë me tifozë që në ndeshjen hapëse dhe se dosjen e ka përcjellë pranë qeverisë qëndrore, për të marrë miratimin e Këshillit Shkencor Teknik.

Cirio u shpreh se po vijon punën edhe me klubin e Torinos, për të rikthyer normalitetin sa më shpejt në shkallët e stadiumit, ndërsa theksoi se të njëjtat hapa po ndiqen edhe në sporte të tjera.

Ndeshjen hapëse Juventusi do ta luajë në “Allianz Stadium” përballë gjenovezëve të Sampdorias, ndërsa drejtuesit e klubit bardhezi bënë me dije se kanë kërkuar zyrtarisht që dyert e impiantit të hapen për 3000 tifozë, njē shifër kjo që përbën më pak se 10% të kapacitetit të plotë.

Edhe trajneri i ri i bardhezinjve, Andrea Pirlo u shpreh mjaft i lumtur nga ideja që ndeshjen e parë mund ta luajë para publikut juventin dhe theksoi se tifozët i kanë munguar shumë futbollit në muajt e fundit.

“E kishim parashikuar një start ndaj një skuadre gjenoveze dhe na ra Sampdoria. Jemi të lumtur që do ta nisim në shtëpi, por mbi të gjitha për faktin se mund të luajmë para publikut tonë. Tifozët i kanë munguar futbollit në muajt e fundit dhe shpresoj në një rikthim të normalitetit” u shpreh Pirlo.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova