‘Futbiznesi’: Kur fituesit e Topit të Artë vlenin vetëm 6 milion euro

Futbolli dikur ishte vetëm pasion e hobi, kurse sot ky sport nuk është më i tillë. Përvec se është vokacion, punë dhe politikë, futbolli sot është shndërruar edhe në biznes miliardësh për miliona njerëz, shkruan Periskopi. Treguesi më i qartë se futbolli ka tejkaluar funksionin burimor të vetin janë edhe çmimet e larta të shit […]
Treguesi më i qartë se futbolli ka tejkaluar funksionin burimor të vetin janë edhe çmimet e larta të shit – blerjes së futbollistëve, kontratat e majme të trajnerëve dhe personelit përjcellës.
Mbasë ‘mëkati i parë’ që i parapriu tjetërsimit të futbollit nga një sport pasionant në një biznes profitabil, origjinon në La Ligën spanjolle, më saktë në vitin 2001, atëherë kur futbollisti Zinedine Zidane kaloi nga Juventusi në Real Madrid për shumën 77 milion euro, shumë kjo e cila asokohe përbënte rekord të transferimit në botën e futbollit. ‘Mëkat’ ky që përshkallëzoi në vitet pasuese.
Megjithatë, jo shumë larg nga transferimi marramendës i Zidanes, çmimi i futbollit ishte tepër modest në krahasim me sot. Kalimi i futbollisit të Torinos Gianluggi Lentini për në klubin e Ac Milan, me shumë mbi 10 miloion £ italiane, njihet si rekord.
Por ja cila ishte vlera rekorde e transferimeve të futbollistëve në vitin 1988, përfshirë edhe ‘Topin e Artë’ të atij viti, ‘Tulipanin’ Gullit dhe shumë yje te tjerë që kanë lënë gjurmë të pashlyera në historinë këtij sporti.
Shihni listën më poshtë. /Periskopi













