Fotoja e De Ligt dhe Suarez që po i bën tifozët e Juves të ëndërrojnë

Një shkrepje e cilësisë së mirë, që daton rreth dhjetë vite më parë. Një foto që po i bën tifozët e Juventusit të ëndërrojnë. Në të është Matthijs de Ligt si fëmijë dhe Luis Suarez. I pari po rritej në sektorin e të rinjve të Ajax, i dyti ishte një sulmues titullar në ekipin e […]
Në të është Matthijs de Ligt si fëmijë dhe Luis Suarez. I pari po rritej në sektorin e të rinjve të Ajax, i dyti ishte një sulmues titullar në ekipin e njohur të Amsterdamit, që më vonë do të pushtonte botën me fanellën e Barcelonës.
Por, ka edhe më shumë. Sepse tani mbrojtësi i Juventusit dhe “Pistolero”, gjithashtu, mund ta shohin veten si shokë të një ekipi. Uruguajani, në fakt, po i afrohet “Zonjës së Vjetër”. Marrëveshja është arritur në parim: 3 vite me nga rreth 10 milionë euro në sezon, por Suarez duhet të lirohet së pari nga Barcelona.












