Federata Moldave: Italia refuzoi të luajmë në Udine për shkak të Serbisë

Moldavia e Kosova nesër nga orën 20:45 do të ndeshën ndërmjet vete në një sfidë, që do të zhvillohet në terren neutral. Ishte Federata Moldave si organizatore e ndeshjes që kërkoi nga UEFA të luajnë në Itali pasi vendi i saj nuk e njeh Kosovën. Në një prononcim për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit […]
Moldavia e Kosova nesër nga orën 20:45 do të ndeshën ndërmjet vete në një sfidë, që do të zhvillohet në terren neutral.
Ishte Federata Moldave si organizatore e ndeshjes që kërkoi nga UEFA të luajnë në Itali pasi vendi i saj nuk e njeh Kosovën.
Në një prononcim për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Moldavisë nënkryetari i kësaj federate Dragos Hincu ka folur rreth organizimit të ndeshjes ndaj Kosovës.
“Është hera e parë që jemi nikoqirë, por luajmë jashtë. Kjo ndodhi për shkak të raporteve të shtetit të Moldavisë dhe Kosovës. Ne deshëm të luajmë në Rumani, mirëpo as ata nuk e njohin Kosovën”, deklaroi Hincu, duke dhënë më pas detajet për ndeshjen që luhet në Itali.
“Më pas vendosëm ta organizojmë ndeshjen në Itali, ku kemi një diasporë të madhe. Morëm këtë vendim duke shpresuar që situata me pandemi do të ndryshojë dhe do të mund të luanim me tifozë, mirëpo fatkeqësisht nuk ndodhi kështu. Sinqerisht, fillimisht menduam të luanim në Udine, pasi që aty jetojnë shumë bashkatdhetarë tanë, mirëpo autoritetet italiane nuk na lejuan sepse Udine është më afër Serbisë dhe rrjedhimisht mund të ishte problematike” shtoi Hincu.












