Fansat kërkojnë që Arsenali të heq dorë nga transferimi i futbollistit pasi zbulohen postimet e tij brutale për Wengerin

Me Emiliano Martinezin që pritet t’i bashkohet Aston Villas, Arsenali është në kërkim të një portieri rezervë. Gjatë lëndimit të Bernd Lenos në fund të sezonit të kaluar, Martinez performoi në mënyrë brilante teksa ndihmoi skuadrën e Mikel Artetas të fitojë FA Cup. Në fakt, ai performoi paksa si ‘shumë’ mirë sepse e kuptoi se […]
Gjatë lëndimit të Bernd Lenos në fund të sezonit të kaluar, Martinez performoi në mënyrë brilante teksa ndihmoi skuadrën e Mikel Artetas të fitojë FA Cup.
Në fakt, ai performoi paksa si ‘shumë’ mirë sepse e kuptoi se është shumë i talentuar për të luajtur si portieri i dytë në ‘Emirates’, transmeton Periskopi.
Sidoqofotë, duket se ‘Topcinjtë’ tashmë e kanë identifikiar zëvendësuesin e tij – Runar Alex Runarsson.

Portieri islandez luan për Dijonin, por raportet sugjerojnë se ai i është nënshtruar testeve mjekësore para se të nënshkruante kontratë 5-vjecare.
Ne nuk do t’i fajësojmë fansat e Arsenalit nëse nuk kanë shumë njohuri për 25-vjecarin.
Mirëpo, gjithashtu nuk i fajësojmë fansat e Arsenalit nëse e kundërshtojnë ardhjen e tij.
Kjo pasi janë zbuluar tri postime brutale të tij për Arsene Wengerin në vitin 2011.
Ai i ka fshirë tash këto postime, por një fans i Arsenalit i ka zbuluar dhe ka kërkuar që të mos transferohet.
Në postimin e parë, në prill të vitit 2011, ai shkroi: ‘Dreqin, ky Wengeri është budalla.’

Disa muaj më vonë, në korrik, ai shkroi: ‘Arsene Wenger është paksa si shumë budalla! Fundërrimë franceze.

Një javë para se ‘Topcinjtë’ të humbnin 8-2 nga Manchester Unitedi në gusht të vitit 2011, Runarsson shkroi: ‘Arsene Wenger është definitivisht njeriu më budalla në botë.’

E drejtë të themi se shumë fansa të Arsenalit nuk po e marrin shumë mirë ardhjen potenciale të tij, sic dëshmohet në postimet e mëposhtme. /Periskopi.com/


















