Ekipi shqiptar transferon portierin e Juventusit

Ekipi shqiptar transferon portierin e Juventusit

Kukësi vazhdon të jetë tepër aktiv në merkato, me synimin për të kompletuar organikën në të gjithë repartet. Ditën e sotme klubi verilindor ka zyrtarizuar marrëveshjen me portierin 24-vjeçar, Entonjo Elezaj, i cili është formuar në futbollin italian, madje edhe në akademinë e Juventusit, ndërsa në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Sliema Wanderers […]

Kukësi vazhdon të jetë tepër aktiv në merkato, me synimin për të kompletuar organikën në të gjithë repartet. Ditën e sotme klubi verilindor ka zyrtarizuar marrëveshjen me portierin 24-vjeçar, Entonjo Elezaj, i cili është formuar në futbollin italian, madje edhe në akademinë e Juventusit, ndërsa në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Sliema Wanderers në Maltë. Gjithashtu Elezaj ka qenë pjesë e moshave të Shqipërisë U-17, U-19 dhe U-21.

Njoftimi i Kukësit

Entonjo Elezaj është zyrtarisht futbollist i Kukësit. Portieri 24-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën tonë kontratën për sezonin e ardhshëm. “Gardiani” ka luajtur për shumë vite në kampionatin italian, por edhe në Maltë. Në të shkuarën, ai ka luajtur me ekipin e Juventusit U-23, teksa është edhe prodhim i kësaj akademie.

Elezaj ka firmosur sot kontratën 1-vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë. Elezaj do të bashkohet sot me skuadrën dhe do të zhvillojë stërvitjen e parë.

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese portierit Elezaj! Mirë se vjen Entonjo!

Të dhënat e Lojtarit:

Emri: Entonjo Elezaj

Mosha: 24 vjeç

Kombësia: Shqiptar

Gjatësia: 1.95 m

Pozicioni: Portier

Klubet e mëparshme: Juventus U-23, Lanciano, Pro Vercelli, Sliema Ëanderes, Perugia, Racing Fondi, Catanzaro.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova