Edhe një futbollist i Kosovës lirohet për Moldavinë, por mungon ndaj Greqisë

Edhe një futbollist do t’i mungojë Kosovës në përballjen me Greqinë në Prishtinë. Është mbrojtësi i majtë, Leart Paqarada, i cili është liruar nga St Pauli për ndeshjen e parë kundër Moldavisë, që më 3 shtator luhet në Parma. Por, Paqarada, nuk do të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjen tjetër, kundër Greqisë, që luhet […]
Edhe një futbollist do t’i mungojë Kosovës në përballjen me Greqinë në Prishtinë.
Është mbrojtësi i majtë, Leart Paqarada, i cili është liruar nga St Pauli për ndeshjen e parë kundër Moldavisë, që më 3 shtator luhet në Parma.
Por, Paqarada, nuk do të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjen tjetër, kundër Greqisë, që luhet më 6 shtator në ‘Fadil Vokrri’.

Gjithë këto refuzime të klubeve, vijnë shkaku i situatës me COVID-19 te Kosova.
Ndaj Greqisë do të mungojnë edhe Milot Rashica, Benjamin Kololli, Lirim Kastrati, Hekuran Kryeziu, Idriz Voca dhe Florian Loshaj.












