E vërtetuar shkencërisht, kjo është arsyeja përse gratë aziatike preken më pak nga kanceri i gjirit

E vërtetuar shkencërisht, kjo është arsyeja përse gratë aziatike preken më pak nga kanceri i gjirit

Edhe pse kanceri i gjirit është lloji më i përhapur i kancerit në rang botëror, femrat aziatike kanë 5 herë më pak gjasa të preken nga kanceri i gjirit, sesa femrat e Amerikës së Veriut. Përse ndodh kjo? Një nga arsyet është konsumimi i çajit jeshil, elementi bazë në shumicën e dietave aziatike. Çaji jeshil […]

Edhe pse kanceri i gjirit është lloji më i përhapur i kancerit në rang botëror, femrat aziatike kanë 5 herë më pak gjasa të preken nga kanceri i gjirit, sesa femrat e Amerikës së Veriut.

Përse ndodh kjo? Një nga arsyet është konsumimi i çajit jeshil, elementi bazë në shumicën e dietave aziatike. Çaji jeshil lidhet me uljen me 30 për qind të rrezikut të shfaqjes së kancerit të gjirit. Një arsye tjetër e fortë është konsumimi i sojës, e cila, nëse përdoret vazhdimisht gjatë fëmijërisë, më vonë, mund të ulë rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit.

Nëse femrat e konsumojnë sojën kur janë të rritura, rreziku mund të ulet vetëm me 25 për qind. Ndonëse konsumimi i çajit jeshil dhe sojës e përgjysmojnë rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit te femrat aziatike, kjo gjë nuk vlen për kontrastin e madh të këtyre normave nga Lindja në Perëndim. Popullsia aziatike gjithashtu konsumon shumë kërpudha. Sikurse e theksuam për verën e kuqe, kërpudhat e bardha kanë treguar se bllokojnë enzimën e sintazës së estrogjenit, të paktën në një pjastër Petri. Kështu që studiuesit vendosën të studiojnë nëse ka një lidhje mes konsumimit të kërpudhave dhe kancerit të gjirit.

Ata krahasuan konsumimin e kërpudhave të 1 000 pacienteve me kancer në gji dhe 1 000 femrave të shëndetshme të së njëjtës moshë, peshë dhe me të njëjtin aktivitet fizik. Femrat që konsumonin mesatarisht më shumë se gjysmë kërpudhe në ditë, kishin 64 për qind më pak mundësi për t’u prekur nga kanceri i gjirit, krahasuar me ato që nuk konsumonin fare kërpudha. Ngrënia e tyre dhe pirja e një gjysmë bustine çaji jeshil çdo ditë, e ulte 90 për qind rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve