E turpshme: Tifozët e Apoelit presin Cervena Zvezdën me mesazhin “Kosova është Serbi”

Crvena Zvezda është pritur në Qipro nga tifozët e APOEL-it me mesazhe kundër Kosovës. Megjithatë lojtarët e Zvezdës janë surprizuar, teksa sapo kanë mbërritur në Qipro, janë pritur nga tifozët e APOEL Nikozia, që pak ditë më parë eliminoi në Ligën e Europës Gjilanin. Tifozët qipriotë kanë kënduar në kor, “Kosova është Serbi”. Një gjest […]
Crvena Zvezda është pritur në Qipro nga tifozët e APOEL-it me mesazhe kundër Kosovës.
Megjithatë lojtarët e Zvezdës janë surprizuar, teksa sapo kanë mbërritur në Qipro, janë pritur nga tifozët e APOEL Nikozia, që pak ditë më parë eliminoi në Ligën e Europës Gjilanin.
Tifozët qipriotë kanë kënduar në kor, “Kosova është Serbi”. Një gjest i turpshëm ky nga tifozët e APOEL-it, duke u përfshirë edhe njëherë në çështjet politike. Kujtojmë se Qipro është nga të paktat shtete që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Tifozët e APOEL-it kanë raporte të mira me ata të Crvena Zvezdës andaj pritja e bërë u përshkrua si “madhështore” nga mediat serbe.












