E fundit: Golashënuesi i Moldavisë ndaj Kosovës rezulton me COVID-19

Golashënuesi i Moldavisë në takimin ndaj Kosovës, Ion Nicolaescu, ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit të bërë pas ndeshjes. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili në një prononcim për Telegrafin ka thënë se janë në pritje të vendimit nga UEFA. “Po sapo na erdhi informacioni nga UEFA se sulmuesi […]

Golashënuesi i Moldavisë në takimin ndaj Kosovës, Ion Nicolaescu, ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit të bërë pas ndeshjes. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili në një prononcim për Telegrafin ka thënë se janë në pritje të vendimit nga UEFA.

“Po sapo na erdhi informacioni nga UEFA se sulmuesi i Moldavisë i cili ka shënuar gol ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testin e bërë pas ndeshjes”, ka thënë fillimisht Ademi për Telegrafin.

“Vlen të ceket se ai para ndeshjes e ka pasur testin negativ dhe atë dëshmi e ka lojtari dhe UEFA”.

“Tani jemi në kontakt me UEFA-n dhe vendimi i epilogut të ndeshjes i takon atyre”.

“Jemi duke jetuar në një gjendje të jashtëzakonshme dhe nuk kemi informata të shumta rreth kësaj çështje”.

“Ne do ta pranojmë dhe respektojmë çdo vendim të UEFA”, përfundoi i pari i FFK-së.

Kosova e nisi të enjten mbrëma kampanjën kualifikuese të edicionit të dytë në Ligën e Kombeve.

Dardanët barazuan me rezultat 1-1 në udhëtim te Moldavia në ndeshjen e zhvilluar në Ennio Tardini në Parma të Italisë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova