Dy skuadra kosovare përballen me njëra-tjetrën në Evropë, flet trajneri i Istogut

Dy skuadra kosovare përballen me njëra-tjetrën në Evropë, flet trajneri i Istogut

Trajneri i Istogut, Faruk Shala vlerëson se shorti për Kupën Evropiane është i përshtatshëm si për Istogun ashtu edhe për Vushtrrinë. Njëra prej këtyre dy skuadrave do të kalojë në raundin e tretë të Kupës Evropiane në hendboll. Shorti i tërhequr të martën ka bërë që dy prej skuadrave kryesore në vend të luajnë në […]

Trajneri i Istogut, Faruk Shala vlerëson se shorti për Kupën Evropiane është i përshtatshëm si për Istogun ashtu edhe për Vushtrrinë.

Njëra prej këtyre dy skuadrave do të kalojë në raundin e tretë të Kupës Evropiane në hendboll.

Shorti i tërhequr të martën ka bërë që dy prej skuadrave kryesore në vend të luajnë në mes vete.

“Shorti është i favorshëm për të dy skuadrat ngase eliminon mundësinë e shfaqjes së problemeve si pasojë e pandemisë COVID-19, si në rastin e skuadrave të futbollit.

Mundëson organizim më të lehtë të ndeshjeve, zvogëlon koston e shpenzimeve, që është shumë e rëndësishme në këtë kohë, kur gjendja financiare e klubeve është e rënduar si pasojë e pandemisë.

Vushtrria është favorite pasi ka qenë më e suksesshme se ne këtë vit. Për këtë edhe ka qenë në vazon e parë. Por ne i kemi synimet tona që të kalojmë këtë fazë, ashtu si edhe rivali ynë. Shpresojmë që t’ia arrijmë. Ballafaqimi i dy skuadrave kosovare është i mirë për hendbollin kosovar sepse tani dihet që në raundin e tretë do t’i kemi dy skuadra tonat. Është për t’u përshëndetur që dy skuadra nga Kosova do të jenë në raundin e tretë. Ndeshja ndaj Vushtrrisë sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet në Istog, ashtu si janë zotuar udhëheqësit e MKRS-së dhe Komunës së Istogut”, ka theksuar Shala pwr faqen zyrtare te FHK-së.

Te Istogu priten përforcime për ndeshjet evropiane, por edhe për edicionin e ri.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova