Dy futbollistë rebelohen kundër Koemanit: Refuzojnë të stërviten me të

Barcelona edhe pse mori një trajner më emër si Ronald Koeman nuk po gjen assesi qetësi. Pas telasheve që sjelli Lionel Messi kur kërkoi largimin nga skuadra, tash janë dy futbollistë tjerë që nuk po kursehen aspak kur është ë pyetje trajneri i ri. Sulmuesi Luis Suarez dhe mesfushori Arturo Vidal nuk janë stërvitur me grupin. Të […]
Barcelona edhe pse mori një trajner më emër si Ronald Koeman nuk po gjen assesi qetësi.
Pas telasheve që sjelli Lionel Messi kur kërkoi largimin nga skuadra, tash janë dy futbollistë tjerë që nuk po kursehen aspak kur është ë pyetje trajneri i ri. Sulmuesi Luis Suarez dhe mesfushori Arturo Vidal nuk janë stërvitur me grupin.
Të dy kanë zhvilluar stërvitje të diferencuara, pasi me shumë mundësi do të largohen.
Uruguiani dhe kiliani do të vazhdojnë karrierën e tyre në Serie A në moshën 33-vjeçare. Të dy futbollistë nuk kanë marrëdhënies aspak të mira me trajnerin dhe kjo është arsyeja që ata nuk duan të jenë tash për tash nën urdhrat e tij.












