Drita izolohet në Maqedoni para ndeshjes së ardhshme në Evropë

Drita izolohet në Maqedoni para ndeshjes së ardhshme në Evropë

Stërvitjen e së martës futbollistët e kampiones së Kosovës, Dritës, e zhvilluan në një fushë me bari sintetik që ndodhet jashtë qytetit të Gjilanit. Në këtë fushë Drita do të stërvitet edhe për disa ditë, derisa javën e ardhshme përgatitjet do t’i vazhdojë e izoluar në shtetin e kundërshtarit të ardhshëm, Sileksit të Maqedonisë së […]

Stërvitjen e së martës futbollistët e kampiones së Kosovës, Dritës, e zhvilluan në një fushë me bari sintetik që ndodhet jashtë qytetit të Gjilanit.

Në këtë fushë Drita do të stërvitet edhe për disa ditë, derisa javën e ardhshme përgatitjet do t’i vazhdojë e izoluar në shtetin e kundërshtarit të ardhshëm, Sileksit të Maqedonisë së Veriut.

Drita takohet me Sileksin në rundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës dhe ka zgjedhur pikërisht Maqedoninë e Veriut për t’u izoluar.

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, ka thënë se para se të nisen drejt Maqedonisë së Veriut do të obligohen të bëjnë testime në Kosovë. Shteti i Maqedonisë së Veriut nuk e lejon asnjë qytetar të Kosovës ta kalojë kufirin pa pasur rezultat negativ të testit.

“Për momentin jemi duke menduar dhe si opsion po e shohim shtetin e Maqedonisë së Veriut. Jemi duke shikuar mundësinë në Mavrovë, Strugë apo Ohër. Do të shohim mundësitë dhe ambientin, pasi dëshirojmë të jemi të vetmuar për t’u përgatitur për këtë ndeshje të rëndësishme që e kemi. Nga java e ardhshme do të shkojmë për karantinim. Por për të hyrë në Maqedoninë e Veriut do të na duhet të bëjmë testime në Kosovë”, ka thënë Zymberi të martën për KOHËN.

Ndeshjen e rundit të dytë kualifikues, Drita do ta zhvillojë më 17 shtator në Shkup.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova