Dortmund e nis me fitore, Haaland e Sancho shkëlqejnë

Borussia Dortmundi e ka nisur si duhet Bundesligën duke fituar me rezultatin 3-0 kundër Borussia Monchengladbach. Verdhezinjtë e nisën takimin me një ofensivë krejtësisht të re në moshë, pasi Sancho dhe Haaland nuk diskutohen, por nga minuta e parë luajtën dhe Reyna dhe Bellingham. Zgjedhjet e trajnerit Favre rezultuan të duhurat, pavarësisht se la në […]

Borussia Dortmundi e ka nisur si duhet Bundesligën duke fituar me rezultatin 3-0 kundër Borussia Monchengladbach. Verdhezinjtë e nisën takimin me një ofensivë krejtësisht të re në moshë, pasi Sancho dhe Haaland nuk diskutohen, por nga minuta e parë luajtën dhe Reyna dhe Bellingham.

Zgjedhjet e trajnerit Favre rezultuan të duhurat, pavarësisht se la në stol Reusin. Ekipi vendas hapi sfidën me 17-vjeçarin Reyna që mori një asist nga 17-vjeçari tjetër Bellingham. Goli i 1-0 lehtësoi ekipin vendas që mori kontrollin e lojës dhe u mbrojt mirë.

Erling Haaland nuk mund të mbetej jashtë festës së ekipit të tij. Ai shënoi me penallti në minutën e 54′ duke çuar rezultatin në 2-0. Goli i tretë u shënua po nga norvegjezi, por pas një kombinimi të mirë me Jadon Sancho. Dyshe e frikshme në sulm për çdo skuadër.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova