Deklaratë brutale: Emery ishte trajner i tmerrshëm, PSG i çoi huq dy vite me të

Agjenti i ish-mbrojtësit të PSG-së, Thiago Silva, ka thënë se kampioni i Ligue 1 humbi dy vite të progresit kur emëruan trajner Unai Emeryn. Spanjolli erdhi në Francë pasi shijoi sukses të madh në Spanjë me Sevillan, me të cilën fitoi tre tituj të Europa Leagues. Mirëpo, sukseset e tilla nuk e ndoqën atë edhe […]

Spanjolli erdhi në Francë pasi shijoi sukses të madh në Spanjë me Sevillan, me të cilën fitoi tre tituj të Europa Leagues.

Mirëpo, sukseset e tilla nuk e ndoqën atë edhe në kryeqytetin francez. Nën udhëheqjen e tij, PSG arriti dy tripleta nacionale, por dështoi dy herë në fazën e eleminimit direkt të Champions League, madje duke lëshuar një rezultat 4-0 kundër Barcelonës nga ndeshja e parë për ta humbur të dytën 6-1.

Paulo Tonietto beson se PSG do ta arriten trofeun e shumë kërkuar në CL më herët, nëse nuk do të emërohej Emery trajner.

”PSG humbi dy vite ditën që e rekrutoi atë,” tha agjenti i Silvas për ‘L’Equipe’.

”Problemi i tij është se ka problem në menaxhimin e yjeve. Në Paris, ishin lojtarët ata që e zgjodhën situatën pasi Neymar dhe Cavani u përplasën në fushë për një penallti.

”Kur ai shkoi tek Arsenali, lojtari i parë me të cilin u përplas ishte Mesut Ozil.

”Ai është trajner i mirë për të luajtur në Europa League, jo Champions League. Barra ishte shumë e madhe për të. Ai ishte trajner i tmerrshëm për PSG-në.

”Nëse do të kishte qenë një trajner i një kalibri tjetër gjatë këtyre dy viteve, PSG tashmë do ta kishte fituar Champions Leaguen.” /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova