De Jong zbulon nëse Messi është larguar nga grupi i Barces në Whatsapp

Mesfushori Frenke De Jong ka folur në lidhje me situatën te Barcelona dhe shokun e tij të ekipit, Lionel Messi. Holandezi ka treguar nga grumbullimi i kombëtares së tij se argjentinasi vazhdon të jetë në grupin e skuadrës në Whatsapp. “Ne jemi në kaos dhe shumë gjëra kanë ndodhur. Messi? Nuk kam folur me të, […]
Mesfushori Frenke De Jong ka folur në lidhje me situatën te Barcelona dhe shokun e tij të ekipit, Lionel Messi. Holandezi ka treguar nga grumbullimi i kombëtares së tij se argjentinasi vazhdon të jetë në grupin e skuadrës në Whatsapp.
“Ne jemi në kaos dhe shumë gjëra kanë ndodhur. Messi? Nuk kam folur me të, nuk kam aq marrëdhënie të afërt me Leon. Nuk kam dëgjuar asgjë nga askush në klub dhe të them të drejtën nuk e di se çfarë të them.
“Nëse Messi largohet do të ishte një goditje e madhe për skuadrën dhe klubin. Kur të kthehem në Barcelonë do të di më shumë. A është ende në chatin e Barces? Po, por nuk kam shkruajtur me të. E sigurt që shumë janë munduar të flasin me të gjatë ditëve të fundit”, – tha ai.












