Çka është “Sindromi i Stokholmit”?

Çka është “Sindromi i Stokholmit”?

Katërdhjetë vjet më parë, termi Sindromi i Stokholmit u shpik në fund të një plaçkitjeje 6 ditore në një bankë. Çka është ajo dhe pse përmendet vazhdimisht në situata të pengmarrjes? Shumë njerëz e dinë frazën Sindrom i Stokholmit nga një numër i madh kidnapimesh të profilit të lartë dhe nga rastet e peng-marrjes – […]

Shumë njerëz e dinë frazën Sindrom i Stokholmit nga një numër i madh kidnapimesh të profilit të lartë dhe nga rastet e peng-marrjes – që zakonisht përfshinin gra – në të cilat përmendej.

Termi më së shumti i shoqëruar me Patty Hearst, një trashëgimtare të një gazete kaliforniane që ishte kidnapuar nga militantët revolucionarë në vitin 1974. Ajo u duk se kishte zhvilluar simpati për kidnapuesit e saj dhe i ishte bashkuar në plaçkitje. Më pas ajo ishte kapur dhe kishte marrë dënim me burg.

Por, avokati mbrojtës i saj, Bailey, kishte pretenduar se 19 vjeçares i ishte shpëlarë truri dhe se ajo vuante nga “Sindromi i Stokholmit” – një term ky që kishte qenë fare vonë i sajuar për të shpjeguar ndjesitë irracionale të pengjeve ndaj pengmarrësve.

Së fundi, termi u aplikua në raportimet mediale për Natascha Kampuschin. Kampusch – që ishte kidnapuar si 10 vjeçare nga Wolfgang Priklopil ishte mbajtur në bodrum për tetë vjet – u raportua se kishte qarë kur e kishte kuptuar se kidnapuesi i saj kishte vdekur, dhe madje e kishte ndezur një qiri në përkujtim të tij.

Megjithëse termi është shumë i njohur, incidenti që çoi në sajimin e tij mbetet relativisht i panjohur.

Jashtë Suedisë, pak njerëz dinë emrat e punëtorëve të bankës, Birgitta Lundblad, Elisabeth Oldgren, Kristin Ehnmark dhe Sven Safstrom.

Ishte 23 gushti i 1973-s kur këta katër punëtorë ishin marrë peng në Kredibanken nga krimineli 32 vjeçar Jan-Erik Olsson – të cilit më vonë iu bashkua edhe një shok burgu në atë pengmarrje. Gjashtë ditë më vonë, kur qëndrimi në bankë mbaroi, u bë e qartë se viktimat kishin formuar një lloj të lidhjes pozitive me kapësit e tyre.

Sindromi i Stockholmit u lind si mënyrë shpjegimi.

Fraza raportohet të jetë sajuar nga kriminologu dhe psikiatristi Nils Bejerot.

Psikiatristi Frank Ochberg ishte intriguar nga fenomeni dhe kishte dashur të definonte sindromën për FBI-në dhe Scotcland Yardin në vitet 70, përkthen Periskopi nga BBC.

Në atë kohë, ai po ndihmonte Task Forcën kombëtare amerikane për strategjitë në situata pengmarrjeje.

Kriteret e tij përfshinin ato si vijon: “Njerëzit e parë do të ndinin diçka tmerruese që vinte si nga qielli. Ata janë të sigurt se do të vdesin.”

“Më pas, ata përjetojnë një lloj të infantilizimit – kur, si fëmijë, janë të paaftë që të hanë, të flasin apo të shkojnë në tualet pa leje.”

Akte të vogla të mirësisë – të tillë si dhënia e ushqimit – ofrojnë “mirënjohjen primitive për dhuratën e jetës,” shpjegonte ai.

“Pengjet e përjetojnë ndjesinë pozitive e primitive por të fuqishme për kapësit e tyre. Ata janë në mohim që ai është personi që i vuri ata në atë situatë. Në mendjet e tyre, ata janë personat që do t’i lejojnë të jetojnë.”

Por ai thoshte se rastet e Sindromit të Stockholmit janë të rralla.

Kështu, çka ndodhi në bankën në Stockholm të Suedisë?

Në një intervistë në vitin 2009, një nga pengjet, Kristin Ehnmark shpjegoi: “Është një lloj i kontekstit në të cilin të gjitha vlerat tuaja, moralet, ndryshojnë në një formë.”

Ishte Ehnmarku që, sipas raportimeve, kishte formuar relacionin e saj më të fortë me kidnapuesin Olsson.

Gazetari Daniel Lang për New Yorker ka paraqitur rrëfimin më të plotë të mënyrës se si kidnapuesit kishin ndërvepruar me të kidnapuarit në këtë rast.

Pengjet kishin folur për mënyrën se si ishin mirëtrajtuar nga ana e Olssonit, dhe në atë kohë dukej që besonin se ia kishin borxh jetën keqbërësit Olsson dhe dostit të tij.

Në një rast, klaustrofobikja Elisabeth Oldgren u lejua që të largohej nga zgavra ku po rrinin e që ishte bërë burgu i tyre, por vetëm me një litar të fiksuar rreth qafës.

Ajo thotë që në atë kohë kishte menduar se “ishte shumë se sjellshme” prej Olssonit që e lejoi të lëvizte nëpër dysheme.

Safstrom thotë që madje ndjente mirënjohje kur Olssoni i kishte thënë se e kishte në plan që ta qëllonet.

Por, edhe ndjenjat e pengmarrësve ndryshojnë – thuhet në artikull.

Olssoni kishte thënë se në fillim të pengmarrjes mund t’i kishte vrarë “lehtësisht” pengjet por kjo kishte ndryshuar me kalimin e ditëve.

“Olssoni fliste me ashpërsi,” – kujton psikiatri i tij. “Ishte faji i pengjeve,” thoshte. “Ata bënë gjithçka që iu thosha. Nëse nuk do ta kishin bërë, nuk do të isha këtu tash. Pse askush prej tyre nuk më sulmoi? Ma bënë të vështirë që t’i vrisja. Ata na bënë që të jetonim bashkë, ditë pas dite, si dhitë, në atë fëlliqësirë. Nuk kishim çka të bënim pos që të njiheshim me njëri-tjetrin.””

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik