Chelsea e filloi ngadalë por eventualisht shpartalloi Brightonin si mysafir, debutuan Harvetz e Werner

Chelsea, e përforcuar gjatë afatit kalimtar të verës me pesë super transferime, e filloi me fitore sezonin e ri në Premier League me rezultat 3-1. Dëshira e Frank Lampardit për ta kaluar një ndeshje pa pësuar, sezonin e kaluar e arriti vetëm një herë, vazhdoi prapë, por kjo ka pak rëndësi pasi u arkëtuan tri […]
Dëshira e Frank Lampardit për ta kaluar një ndeshje pa pësuar, sezonin e kaluar e arriti vetëm një herë, vazhdoi prapë, por kjo ka pak rëndësi pasi u arkëtuan tri pikët e kërkuara, shkruan Periskopi.
Vendësit (Brightoni) e filluan më mirë dhe dukeshin më të gjallë në sulm, por ‘Të Kaltërit’ kaluan të parët në epërsi përmes një penalltie të konkretizuar nga Jorginho në minutën e 23-të, të cilën e nxori Timo Werner pas një kontakti me portierin.
Përndryshe, Werner dhe Kai Harvetz debutuan sot në Premier League për londinezët, teksa u aktivizuan nga minuta e parë.
Sidoqoftë, nikoqirët u rikthyen duke barazuar përmes Trossard në minutën e 54-t, por vetëm dy minuta më vonë Reece James riktheu epërsinë e Chelseat me një supergol nga distanca.
Për 3-1 realizoi Kurt Zouma në minutën e 66-të.
Me këtë fitore, Chelsea i bashkohet skuadrave si Arsenali, Leicesteri, Newcastle, Wolves, Liverpooli, Evertoni dhe Crystal Palace, të cilat kanë fituar ndeshjet e para të kampionatit. /Periskopi.com/












