Challandes konfirmon atë që të gjithë i frikësohemi: Rashica është lënduar

Bernard Challandes e ka konfirmuar se Milot Rashica ka pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes kundër Moldavisë, në kuadër të Ligës së Kombeve sonte. ”Dardanët” ishin në kërkim të golit të barazimit nga minuta e 20-të, kur Nicolaescu qëlloi prapa krahëve të Aro Muricit, shkruan Periskopi. Pasi e kërkoi gjatë, Kosova e gjeti golin e barazimit […]
”Dardanët” ishin në kërkim të golit të barazimit nga minuta e 20-të, kur Nicolaescu qëlloi prapa krahëve të Aro Muricit, shkruan Periskopi.
Pasi e kërkoi gjatë, Kosova e gjeti golin e barazimit në minutën e 71-të përmes Benjamin Kolollit.
Milot Rashica u zëvendësua vetëm katër minuta më vonë pasi pati një shqetësim, teksa në vend të tij u inkuadrua Elbasan Rashani.
”Rashica ka marrë një lëndim të vogël, nuk e di a është serioz, nuk jam doktor, do të shohim si është situata,” tha Challandes në video-konferencë me gazetarët pas takimit. /Periskopi.com/












