Challandes bën eksperimente të rrezikshme: I ndërron pozitat 5 lojtarëve kundër Greqisë

Për shkak të mungesës së lojtarëve, Kosova sot do të luajë me një skemë taktike eksperimentale dhe me lojtarë që nuk kanë shumë përvojë për pozicionet në të cilat janë vendosur. Trajneri zviceran i Kosovës, Bernard Challandes ka zgjedhur të luajë me formacionin 4-3-3 kundër Greqisë duke qenë se ka fare pak ‘dardanë’ në dispozicion. […]
Trajneri zviceran i Kosovës, Bernard Challandes ka zgjedhur të luajë me formacionin 4-3-3 kundër Greqisë duke qenë se ka fare pak ‘dardanë’ në dispozicion.
Kjo ka bërë që pesë nga 11 lojtarët e Kosovës të jenë në pozicione të panatyrshme, shkruan Periskopi.
Bersant Celina do të luajë si anësor sulmues i djathtë edhe pse pozicioni i tij i natyrshëm është si mesfushor krijues ofenziv.
Po ashtu, Ibrahim Dresheviq do të luajë si mesfushor shkatërrues ani pse te Heereenveeni në Holandë luan si mbrojtës qendre apo në të rrallë edhe si mbrojtës i djathtë.
I treti është Florent Hadërgjonaj i cili do të luajë sot në pozitën e mbrojtës të majtë edhe pse gjithë karrierën e ka kaluar si mbrojtës i krahut të majtë.
Valon Berisha ndërkohë – sipas formacionit zyrtar – sot do të luajë si mesfushor qendror megjithëse pozicioni i tij i natyrshëm është mesfushor ofenziv.
Dhe i fundit është Fidan Aliti i cili te Kalmar po luan si mbrojtës i djathtë. Aliti edhe sot do të luajë si mbrojtës qendre – edhe pse tashmë kjo është bërë dukuri e zakontë.
Përveç këtyre mungesave, Kosova do të jetë e mangët edhe në portë duke qenë se aty do të jetë kapiteni Samir Ujkani që në vitet e kaluara nuk ka luajtur thuajse fare. /Periskopi












