Bundesliga merr vendim për rikthimin e fansave nëpër stadiume

Bundesliga merr vendim për rikthimin e fansave nëpër stadiume

Bundesliga është gati të hapë dyert për spektatorët, duke nisur që të premten në rastin e sfidës mes Bayern Mynih e Schalke 04. Qeveria gjermane, sipas asaj që bën të ditur e përditshmja Kicker, ka sqaruar rregullat uniformë për rikthimin e tifozëve në stadiume sipas një akordi të dhënë për gjashtë javë provë gjatë së […]

Bundesliga është gati të hapë dyert për spektatorët, duke nisur që të premten në rastin e sfidës mes Bayern Mynih e Schalke 04.

Qeveria gjermane, sipas asaj që bën të ditur e përditshmja Kicker, ka sqaruar rregullat uniformë për rikthimin e tifozëve në stadiume sipas një akordi të dhënë për gjashtë javë provë gjatë së cilës impiantet mund të plotësohen deri në një maksimum prej 20% të kapacitetit të tyre. Situata do të rivlerësohet më pas në fund të tetorit.

Kështu, është ende shumë herët për të parë ‘Murin e Verdhë’ të Dortmund, por jo për ti thënë lamtumirë tifozëve të kartonit që kishin zënë shkallët e e stadiumeve në fundjavat post-lockdown: “Duhet të jetë një lloj eksperimenti, një fillim prove”, ka njoftuar Kryeministri i Bavarisë Markus Söder (CSU).

Në fakt, në këtë periudhë do të vlerësohen indekset e infektimit në mënyrë që të parashikohen kufizime të reja nëse tejkalohet një prag i caktuar.

Vendimet e pavarura të disa Landeve kishin lejuar që publiku të kthehej për të mbushur tribunat për disa ndeshje të Kupës së Gjermanisë, duke përfshirë një Hans Rostock-Stuttgart të shumëpërfolur, me 7,500 spektatorë pa asnjë lloj distancimi në disa sektorë.

Përveç kësaj, katër klube të Bundesligës tashmë kishin marrë dritën jeshile nga autoritetet përkatëse shëndetësore për të filluar sezonin e kampionatit me spektatorë. 8,500 spektatorë do të jenë prezentë në ndeshjet e Werder Bremen kundër Hertha dhe Leipzig kundër Mainz (që korrespondon në të dy rastet me afërsisht 20% të kapacitetit të stadiumit).

Eintracht Frankfurt kishte marrë aprovimin për 6,500 tifozë kundër Arminia Bielefeld dhe Union Berlin për 5,000 kundër Augsburg. Tani ka mbërritur edhe protokolli i përbashkët, i cili do të lejojë të gjitha klubet të përqafojnë, të paktën pjesërisht, tifozët e tyre.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova