Berisha: Nëse Challandes mendon se festimi ishte për të, atëherë le të mos më ftojë më në Kombëtare

Në një ndeshje të zbehtë në kryeqytet, Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje nga Greqia. Në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, djelmoshat e Bernard Challandesit janë mposhtur me rezultat 1:2 nga helenët. Në këtë përballje të vlefshme për Ligën e Kombeve, skuadra “Dardane” bëri një paraqitje të dobët pas shumë mungesave në formacionin bazë. […]
Në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, djelmoshat e Bernard Challandesit janë mposhtur me rezultat 1:2 nga helenët.
Në këtë përballje të vlefshme për Ligën e Kombeve, skuadra “Dardane” bëri një paraqitje të dobët pas shumë mungesave në formacionin bazë.
Pas ndeshjes, Bernard Berisha insistoi se festimi i golit nuk kishte të bënte me trajnerin Bernard Challandes.
Derisa ishte me lot në sy, ai kërkoi falje për atë që bëri.
“Nuk kishte të bëjë direkt me trajnerin, por për 2 vite skam luajtur asnjë minutë një ndeshje zyrtare. Ndoshta dikush e ka marr për trajnerin, por jo nuk ishte. Në fund prapë trajneri do të vendosë kush të luajë e kush jo. Ku do të luaj unë, vendos trajneri, unë jam i gatshëm ku thotë ai”, u shpreh Berisha.
“Unë i kërkoi falje të gjithëve për veprimin që bëra, por nuk ishte për trajnerin, nëse ai mendon që po atëherë le të më ndëshkojë duke mos më ftuar. Askush nuk e di se sa kam vuajtur unë këto dy vite”, tregoi ai për “SS Kosova”.
I emocionuar dhe me lot në sy, Berisha tha se “goli është për nënën time që ka qenë e sëmurë”.












