Barcelona po mundohet ta shfrytëzojë në maksimum Messin: Përdorë figurën e tij për shitjen e fanellave

Barcelona është duke vepruar sikur asgjë nuk ka ndodhur në marrëdhëniet e saj me kapitenin e vet historik, Lionel Messin, të cilin e ka vendosur në fotografinë kryesore të një reklame për shitjen e fanellave në rrjetet sociale. Megjithëse Messi e ka kërkuar largimin nga klubi përmes një shkrese zyrtare dhe nuk është paraqitur në […]

Barcelona është duke vepruar sikur asgjë nuk ka ndodhur në marrëdhëniet e saj me kapitenin e vet historik, Lionel Messin, të cilin e ka vendosur në fotografinë kryesore të një reklame për shitjen e fanellave në rrjetet sociale.

Megjithëse Messi e ka kërkuar largimin nga klubi përmes një shkrese zyrtare dhe nuk është paraqitur në qendrën stërvitore për nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri, Barcelona vazhdon të hiqet sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Fytyra e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë zë vendin në rreshtin e parë të fotografisë promovuese të Barcelonës për shitjen e fanellës së parë të klubit për sezonin e ri 2020/21, pavarësisht se ai nuk e ka ndërmend ta veshë atë më.

Kjo fotografi është publikuar nga llogaria e Barcelonës në Twitter, përmes së cilës u bënë thirrje tifozëve ta blejnë fanellën e re.

? The 20/21 home ‘Stadium’ jersey is now available
?? #OnlyForCulers

— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 2, 2020

Përveç Messit, pjesë e fotografisë promovuese janë edhe Gerard Pique, Marc-Andre ter Stegen, Frenkie de Jon, Ousmane Dembele dhe Antoine Griezmann, të gjithë këta në planet e trajnerit të ri Ronald Koeman.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova