Bale largohet nga Reali, shoku i ekipit ia merr menjëherë numrin

Gareth Bale largohet nga skuadra e Real Madridit, por fanella me numër 11 ka gjetur menjëherë pronar. Marco Asensio do të marrë numrin e lënë bosh nga ish-shoku i ekipit. Uellsiani do të jetë në dispozicion të trajnerit Jose Mourinho tek ekipi i “Spursave”. Asensio do të mundohet të fitojë formacionin, pasi pati një vit […]
Gareth Bale largohet nga skuadra e Real Madridit, por fanella me numër 11 ka gjetur menjëherë pronar. Marco Asensio do të marrë numrin e lënë bosh nga ish-shoku i ekipit.
Uellsiani do të jetë në dispozicion të trajnerit Jose Mourinho tek ekipi i “Spursave”. Asensio do të mundohet të fitojë formacionin, pasi pati një vit me probleme.
Ai kishte shumë dëmtime, ndërsa nuk dha kontributin e tij maksimal. Asensio shqetësoi dhe në ndeshjet me Spanjën, pasi pati një problem në gju.












