Babai i Messit i përgjigjet La Ligas – ja shkresa e plotë

Babai i Messit i përgjigjet La Ligas – ja shkresa e plotë

Jorge Messi i ka dërguar një letër këtë mëngjes Javier Tebas, president i La Liga-s, duke hedhur poshtë deklaratën e këtij institucioni, bërë të dielën e kaluar, në lidhje me kontratën e Leo Messit me Barcelonën. Sipas “qeverisë” së futbollit spanjoll, kluazola 700 milionë euroshe është në fuqi deri qershorin e vitit të ardhshëm, ndaj […]

Jorge Messi i ka dërguar një letër këtë mëngjes Javier Tebas, president i La Liga-s, duke hedhur poshtë deklaratën e këtij institucioni, bërë të dielën e kaluar, në lidhje me kontratën e Leo Messit me Barcelonën. Sipas “qeverisë” së futbollit spanjoll, kluazola 700 milionë euroshe është në fuqi deri qershorin e vitit të ardhshëm, ndaj ylli argjentinas nuk mund të largohet nga “Camp Nou” aktualisht, aq më tepër falas. Ja shkresa e plotë e babait-menaxher të gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë”:

“D. Jorge Horacio Messi, si përfaqësues i futbollistit profesionist, Lionel Andrés Messi, në përgjigje të deklaratës së botuar më 30 gusht 2020 nga Liga Kombëtare e Futbollit Profesional në Spanjë, në lidhje me situatën kontraktuale të lojtarit, pavarësisht nga anësia e saj e dukshme për rolin që përfaqëson një institucion i tillë në mbrojtje të interesave të bashkëpunëtorëve të vet (klubet e futbollit), duhet të deklarojë se:

1. Ne nuk e dimë se cila kontratë është ajo që ata kanë analizuar dhe cilat janë bazat, në bazë të cilave konkludojnë se ekziston një “klauzolë përfundimi” e zbatueshme, në rast se lojtari vendos të kërkojë përfundimin e njëanshëm të së njëjtës (kontratë), me efekt nga fundi i sezonit sportiv 2019-2020.

2. Kjo është për shkak të një gabimi të dukshëm nga ana juaj. Kështu, siç thuhet fjalë për fjalë në pikën 8.2.3.6 të kontratës së nënshkruar midis klubit dhe lojtarit, “ky kompensim nuk do të zbatohet, kur përfundimi i kontratës me vendim të njëanshëm të lojtarit hyn në fuqi nga fundi i sezonit sportiv 2019-2020”. Pa paragjykuar të drejtat e tjera që përfshihen në kontratë dhe që ju i hiqni, është e qartë se dëmshpërblimi prej 700 milionë eurosh, i parashikuar në klauzolën e mëparshme 8.2.3.5, nuk zbatohet aspak”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova