Arturo Vidal shton mizerien te Barcelona: Këtu janë vetëm 13 lojtarë profesionistë

Lajmi shokues se Lionel Messi dëshiron të largohet nga Barcelona u publikua për herë të parë javën e kaluar. Që nga atëherë, kemi dëgjuar vazhdimisht spekulime rreth destinacionit, apo marrëdhënies së komplikuar mes dy palëve, teksa duket se ka pak gjasa që situata të zgjidhet në një të ardhme të afërt, transmeton Periskopi. Superylli argjentinas […]
Që nga atëherë, kemi dëgjuar vazhdimisht spekulime rreth destinacionit, apo marrëdhënies së komplikuar mes dy palëve, teksa duket se ka pak gjasa që situata të zgjidhet në një të ardhme të afërt, transmeton Periskopi.
Superylli argjentinas dëshiron ta përfundojë kontratën, që e lejon të largohet pa asnjë cent, teksa Barca po kërkon që të paguhet klauzola e tij prej 700 milionë eurove.
Sic mund ta imagjinoni, gjërat vetëm sa do të shkojnë duke u komplikuar.

Dhe bashkëlojtari, Arutro Vidal nuk e fajëson Messin që po e kërkon largimin.
Në fakt, mesfushori beson se klubi nuk i ka ndihmuar lojtarit kryesor në vitet e fundit dhe thotë se katalunasit kanë vetëm 13 futbollistë profesionistë.
”Barcelona e ka ndryshuar mënyrën e të menduarit,” tha ai.
”Futbolli ka avancuar shumë dhe tërë kjo cështja e ADN-së po lihet prapa, sepse skuadrat tjera janë përmirësuar në aspektet tjera.

”Futbolli për momentin është më fizik, më i varur në fuqi dhe shpejtësi, derisa aspekti teknik nganjëherë është më pak i rëndësishëm.
”Tri vitet e fundit nuk janë ato që meriton një skuadër si Barcelona. Skuadra më e mirë në botë nuk mund të ketë 13 lojtarë profesionistë.
”Nuk mund të fitoni gjithmonë me ADN. Messi është më i miri në botë, një jashtëtokësor, por ai ka nevojë për ndihmë që të arrihen rezultatet.”
Kjo është një deklaratë mjaft brutale nga një lojtar i Barcelonës. /Periskopi.com/












