Anglia turpëron Kosovën, e mposht me rezultat të thellë

Kosova U-21 është mposhtur me rezultat të thellë prej 6-0 nga Anglia U-21 në stadiumin Fadil Vokrri ‘Dardanët’ nuk arritën që t’i bënin ballë yjeve të Anglisë, të cilët shpërthyen në pjesën e dytë, duke shënuar plotë 6 gola. Pjesa e parë u mbyll 0-0 me dominim total të Anglisë, derisa me të filluar pjesa […]
‘Dardanët’ nuk arritën që t’i bënin ballë yjeve të Anglisë, të cilët shpërthyen në pjesën e dytë, duke shënuar plotë 6 gola.
Pjesa e parë u mbyll 0-0 me dominim total të Anglisë, derisa me të filluar pjesa e dytë ‘Tre Luanët’ filluan goleadën.
Ylli i Arsenalit, Nketiah realizoi hat-trik për 9 minuta, 51′, 55′, 60′, derisa tre golat tjerë erdhën nga Nelson 66′, Sessegnon 82′ dhe Bellingham 85′.
Pas kësaj humbje Kosova U-21 zë vendin e pestë në grupin e saj me vetëm 6 pikë nga 6 ndeshje të luajtura, ndërsa Anglia është lidere me 15 pikë nga 5 ndeshjet e zhvilluara












