Albert Bunjaki zbulon pozitën që gjithmonë e ka pasur problem Kosova

Albert Bunjaki zbulon pozitën që gjithmonë e ka pasur problem Kosova

Ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki është deklaruar para ndeshjes së “Dardanëve” përballë Moldavisë si dhe ndeshjes të së dielës ndaj Greqisë. Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë në kuadër të ciklit të ri të këtij kompeticioni. Djelmoshat e Bernard Challandesit do të përballen me Moldavinë në “Ennio Tardini” në Itali me fillim nga […]

Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë në kuadër të ciklit të ri të këtij kompeticioni.

Djelmoshat e Bernard Challandesit do të përballen me Moldavinë në “Ennio Tardini” në Itali me fillim nga ora 20:45.

Bunjaki e sheh Kosovën favorite për ndeshjen kundër Moldavisë, derisa e ka komentuar edhe ndeshjen ndaj Greqisë.

Tutje, Bunjaki ka komentuar edhe formën e futbollistëve dardanë dhe avancimin e tyre në topskuadrat evropiane.

“Unë jam shumë i lumtur për futbollistët aktualë, ideja ka qenë edhe më parë që të grumbullohen lojtarët që janë në zhvillim, ku e kam cekur që për një kohë të shkurtër do të ketë katër ose pesë futbollistë në top ligat evropiane. Së fundmi e kemi Vojvodën që ka arritur në një nivel të mirë”, tha ai.

Ish-trajneri, i pyetur për problemet që Përfaqësuesja e Kosovës në portë, tha se ky shqetësim është diskutuar nga ai qysh në vitin 2010.

“Mendoj që probleme në portë kemi pasë çdo herë, unë e kam cekur këtë edhe në vitin 2010, sepse gjithë lojtarët shqiptarë kanë dëshirë të luajnë në repartet ofanzive. Ne duhet të punojmë për zbulimin e portierëve të ri, por Muriq dhe Bekaj, janë në ardhje të sukseseve më të mira”, ka thënë Bunjaki në “Klan Kosova”.

“Liga e Kombeve është t’iu ipet mundësia edhe ekipeve më të dobëta në letër që te kualifikohen. Mundësitë e kualifikimit në Botëror nga Liga C janë të vogla për Kosovën, por ne duhet të shohim në kualifikime të rregullta që do të ishte si mundësi më e mirë. Por, prioritet duhet të jetë ndeshja kundër Maqedonisë në muajin tetor”, deklaroi ai.

Ndryshe, ndeshja Moldavi – Kosovë luhet sonte nga ora 20:45.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova