Ajo që ka thënë fansi i Man Unitedit për Leo Messin është aq befasuese, saqë ka shkuar viral

Lionel Messi nuk do ta kishte problem të futej në cfarëdo formacioni, apo jo? Duket se i gjithë sporti u ndal pezull kur gjashtë herë ”Topi i Artë” i dërgoi kërkesë për largim Barcelonës, të martën mbrëma, transmeton Periskopi. Disa klube kanë qenë të lidhura me transferimin e tij që nga atëherë, përfshirë Manchester Cityn […]
Duket se i gjithë sporti u ndal pezull kur gjashtë herë ”Topi i Artë” i dërgoi kërkesë për largim Barcelonës, të martën mbrëma, transmeton Periskopi.
Disa klube kanë qenë të lidhura me transferimin e tij që nga atëherë, përfshirë Manchester Cityn dhe Manchester Unitedin.
Thuhet se United kontaktoi me babain e argjentinasit, por agjenti, Jorge Mendes i njoftoi ”Djajt e Kuq” se City ishte destinacioni i tij i preferuar.
Mirëpo, kjo nuk i ka ndalur fansat së spekuluari se ai mund të kalojë në ”Old Trafford”.

Dhe ”ESPN” publikoi një video të hënën ku shihet një fans i Unitedit duke thënë se Messi nuk do të ishte transferim i mirë për klubin.
Jo befasisht, pamjet kanë shkuar viral, me fansin që dëgjohet duke thënë: ”Mendoj se nuk është e nevojshme. Kemi nevojë për talentë të rinj, nuk kemi nevojë për Messin. Messi është shumë i vjetër për Manchester Unitedin.
”Na duhet dikush që na ndihmon për pesë vitet e ardhshme. Messi është i hargjuar. Jo, jo, aspak. Nuk ke nevojë ta përfundosh pyetjen. Aspak. Nuk kemi nevojë për të.
”Jemi mirë me talentët që kemi. Duhet të investojmë në lojtarë të rinj. Messi është shumë i vjetër për ne.”
Vështirë se Ole Gunnar Solskjaer do të pajtohet me këtë. /Periskopi.com/
“Messi is a washout.”
This Man United fan doesn’t want to see arguably the greatest player of all time moving to Old Trafford. pic.twitter.com/zkWAya5tU7
— ESPN FC (@ESPNFC) August 31, 2020












