0-0 pjesa e parë, 0-6 në fund ndaj Anglisë: Si i motivoi lojtarët e tij trajneri Prekazi pas pushimit?

Është deklaruar edhe Rafet Prekazi, trajneri i Kosovës U-21 që humbi me rezultat 0-6 në Fadil Vokrri nga kombëtarja e Anglisë. Në pjesën e parë Kosova nuk kishte pranuar asnjë gol por në të dytën pësoi plot gjashtë herë duke u turpëruar nga disa prej talentëve më të mirë në botë. Por, çka tha trajneri […]
Në pjesën e parë Kosova nuk kishte pranuar asnjë gol por në të dytën pësoi plot gjashtë herë duke u turpëruar nga disa prej talentëve më të mirë në botë.
Por, çka tha trajneri i Kosovës, një prej ikonave të Kosovës, Rafet Prekazi?
Duke shërbyer si komentator i ndeshjes Kosovë-Greqi që pritet të zhvillohet pas pak, z.Prekazi tha se nuk ka arsyetim dhe se janë shkolluar nga lojtarët e Anglisë.
Më tej, ai deklaroi se ka pasur edhe mungesa në skuadër dhe se kjo ka ndikuar. Sidoqoftë, ai lavdëroi futbollistët që dhanë maksimumin gjatë kësaj ndeshjeje.
“Nuk dua të vajtoj shumë e të lavdërohem shumë. Nuk dua të arsyetohem. Është një shkollë për të gjithë neve. Mungesa e lojtarëve, dihet çfarë situate është me koronën. “ – tha z.Prekazi.
Ai po ashtu vlerësoi punën e mirë të lojtarëve në pjesën e parë./Periskopi












