Zyrtare: Mërgim Vojvoda në Serie A

Zyrtare: Mërgim Vojvoda në Serie A

Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda është gati për të bërë një hap të madh në karrierën e tij, pasi burime për Supersport konfirmojnë se është arritur marrëveshja për transferimin në Serinë A. Të njëjtat burime konfirmojnë se mbrojtësi 25-vjeçar ka një akord të plotë me klubin e Torinos dhe nesër pritet […]

Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda është gati për të bërë një hap të madh në karrierën e tij, pasi burime për Supersport konfirmojnë se është arritur marrëveshja për transferimin në Serinë A.

Të njëjtat burime konfirmojnë se mbrojtësi 25-vjeçar ka një akord të plotë me klubin e Torinos dhe nesër pritet të udhëtojë për të qytetin italian për të kryer vizitat mjekësore të rastit, para se të hedhë firmën mbi kontratë.

Momentalisht nuk bëhen të ditura detajet e transferimit, ndërsa konfirmohet se klubi italian ka tashmë marrëveshjen jo vetëm me Vojvodën, por edhe klubin belg të Standard Liezhit, që ka autorizuar mbrojtësin të udhëtojë drejt Torinos për të kompletuar transferimin.

Mërgim Vojvoda është rritur te të rinjtë e Standardit, por ka shtegtuar në klube të shumta si Carl Zeiss Jena, Sint-Truidense e Mouscron, para se të rikthehej sërish në Liezh verën e kaluar dhe të shndërrohej në titullar të padiskutueshëm.

Mbrojtësi i djathtë 25-vjeçar është titullar edhe në formacionin e Kombëtares së Kosovës, me të cilën numëron 24 takime dhe një gol të shënuar, ndërsa më herët ka veshur edhe fanellën e Shqipërisë U21, për plot 7 takime.

Te skuadra e Torinos Vojvoda do të gjejë një tjetër futbollist të Kosovës, portierin Samir Ujkani, i cili rinovoi kontratën për të qëndruar edhe një tjetër sezon si zëvendësuesi i parë i italianit Sirigu.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova