Zyrtare: Kryesia e klubit kosovar jep dorëheqje për shkak të problemeve financiare

Klubi i basketbollit Rahovecit e ka mbajtur së fundmi Kuvendin e Punës, raporton Zeri.info. Në punimet e Kuvendit, kanë dhënë dorëheqje gjithë anëtarët e bordit derisa lajmi është bërë zyrtar nga faqja zyrtare e klubit në rrjetin social Facebook. Dorëheqjet erdhën si pasojë e mos zgjedhjeve të problemeve financiare. Së shpejti pritet që të mbahet […]
Klubi i basketbollit Rahovecit e ka mbajtur së fundmi Kuvendin e Punës, raporton Zeri.info.
Në punimet e Kuvendit, kanë dhënë dorëheqje gjithë anëtarët e bordit derisa lajmi është bërë zyrtar nga faqja zyrtare e klubit në rrjetin social Facebook.
Dorëheqjet erdhën si pasojë e mos zgjedhjeve të problemeve financiare.
Së shpejti pritet që të mbahet një Kuvend i ri i punës për të zgjedhur organet e reja drejtuese.
Njoftimi i klubit pa ndërhyrje në rrjetin social Facebook
Mbahet Kuvendi i punës, jep dorëheqje bordi i KB Rahovecit
Klubi i Basketbollit Rahoveci ka mbajtur të enjten Kuvendin e rregullt të punës ku janë diskutuar raporti i punës dhe ai financiar. Para diskutimit është bërë një rikapitulim i punës dhe aktiviteteve të bordit, në vitet e fundit por edhe për vështirësitë financiare sidomos në muajt e fundit pas suspendimit të ligës.
Më shumicë të anëtarëve prezentë dhe me dy abstenime, në Kuvend janë votuar të dy raportet.
Në punimet e sotme të Kuvendit dorëheqje në tërësi kanë dhënë të gjithë anëtarët e deritanishëm të bordit.
Dorëheqja ka ardhur përkundër shumë përpjekjeve që të zgjidhen problemet financiare për çka ka qenë e pamundur, duke pasur parasysh edhe situatën e pandemisë, por edhe rrjedhimisht mosndarjen e mjeteve te zotuara nga Komuna e Rahovecit, për çka ishte planifikuar buxheti për edicionin e kaluar.
Duka pasur parasysh gjitha këto pengesa e probleme, bordi ka marrë vendimin më të vështirë të mundshëm për t’u dorëhequr në kohën kur qyteti i Rahoveci por edhe basketbolli në tërësi ka shijuar një atmosferë tjetër me prezencën e skuadrës sonë.
Bordi i dorëhequr falënderon gjithë ata që ndër vite kanë mbështetur klubin në ngritjen e cilësisë por edhe në plotësimin e ëndrrave të shumë gjeneratave që qyteti të ketë skuadër elitare në basketboll.
Kuvendi i KB Rahovecit në përfundim të punimeve ka marrë vendim që së shpejti të organizoj kuvendin e radhës për të zgjedhur organet e reja drejtuese të Klubit të Basketbollit Rahoveci.
#KBRahoveci ë #Vreshtarët.












