Zyrtare: Bernard Challandes vazhdon kontratën me kombëtaren e Kosovës edhe për dy vjet

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) i ka vazhduar kontratën edhe për dy vjet të tjera selektorit të Kombëtares së Kosovës në kategorinë e burrave, Bernard Challandesit. Zvicerani do të jetë në krye të shtabit teknik të dardanëve të rritur deri në vitin 2022. FFK ka cituar sukseset e arritura nga ekipi kombëtar nën drejtimin […]
Zvicerani do të jetë në krye të shtabit teknik të dardanëve të rritur deri në vitin 2022.
FFK ka cituar sukseset e arritura nga ekipi kombëtar nën drejtimin e përzgjedhësit Challandes si arsye për rinovimin e kontratës, raporton Periskopi.
Kosova në fillim të muajit shtator do t’i ketë dy ndeshje të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kombeve, Grupit C.
Challandes është po ashtu edhe punonjës i ekipit të Baselit në Zvicër.
Statusi i plotë:
Bernard Challandes do të vazhdojë t’i prijë Kombëtares së Kosovës deri në vitin 2022. Marrëveshja e re është arritur sot në takimin që presidenti Agim Ademi së bashku me sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu e kanë zhvilluar me trajnerin zviceran, e ku palët u dakorduan që ta vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët edhe për dy vjet. Kësisoj, kontrata e re është për periudhën 2020-2022. Deri te marrëveshja e re erdhi si rezultat i punës së mirë dhe sukseseve të arritura të Dardanëve në periudhën 2018-2020, derisa me punën e trajnerit zviceran kanë qenë të kënaqur të gjithë. Në anën tjetër, edhe Challandes është i kënaqur me punën, kushtet dhe gjithçka që ofron FFK-ja.
Tani, përqendrimi është tek dy ndeshjet e radhës kundër Moldavisë dhe Greqisë, me shpresë dhe besim për suksese të reja.












